Konjufca: Jemi të pakënaqur me ndërrimin e datës së seancës konstituive më 26 dhjetor

13 dhjetor 2019 | 19:02

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se si subjekt politik janë të pakënaqur që presidenti i vendit ka shtyrë për 26 dhjetor mbledhjen e parë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Konjufca pas takimit që ndodhi mes Kurtit e Mustafës, ka thënë se për këtë shtyrje kjo parti nuk ka qenë në dijeni.

“Ne jemi të pakënaqur me ndërrimin e kësaj date për arsye se Thaçi nuk ka dhënë asnjë arsye se me kë ka biseduar. Në momentin që ai nuk ka biseduar me partinë e parë që ka dalë me rezultat të parë dhe partinë e dytë, atëherë si mund të thotë një president se ka biseduar me të gjitha partitë. Ne kemi dyshimet tona se si është ndërruar kjo datë. Do të ishte shumë mirë që presidenti të na tregoj emrat e partive politike se pse mos me qenë data 24 por data 26 dhjetor, pavarësisht kësaj 26 dhjetori është edhe dy jave ditë, kështu që ne jemi të bindur se do të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë Konjufca, raporton “Epoka e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit nga e premtja do të…