Këshilli i Investitorëve Evropian: Ekonomia digjitale mund të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike

11 qershor 2020 | 11:59

Këshilli i Investitorëve Evropian (EIC), ka mbajtur të enjten  tryezën virtuale të diskutimit në vazhdimësi të konsultimeve me akterë kryesor, bizneset, ndërmarrës dhe të vetëpunësuari në sektorin ekonomik në vend.

Temë diskutimi në këtë tryezë ishin masat të cilat autoritetet e Qeverisë së Kosovës mund t’i miratojnë në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike. “Ne jemi duke punuar me anëtarët tanë, Zyrën e BE-së në Kosovë, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ekspertë nga kompanitë anëtare të EIC për t’iu përgjigjur pyetjes: Cila është masa e duhur për të krijuar një klimë favorizuese të të bërit biznes dhe të tërheqjes së investimeve në kohë pas pandemisë COVID19?”- janë shprehur përfaqësues të EIC.

Rekomandimet e dala nga tryeza virtuale e diskutimit do të përfshihen në dokumentin e politikave i cili do i dorëzohet qeverisë në ditët në vijim. Me synim të vetëm adresimin e mundësive të investimeve dhe ndikimin e tyre të menjëhershëm në ekonominë kosovare”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Investitorëve Evropian.

Sipas kësaj komunikate, pos tjerash EIC konsideron se e ardhmja e digjitalizimit të operimit të bizneseve, dhe Investimet e Huaja Direket në këtë sektor do të ndihmojnë vendin të rimëkëmbet pas fazës së pandemisë dhe do të rrisë konkurrueshmërinë e bizneseve kosovare. Korniza e rekomandimeve do të përkufizoi tre fusha kryesore: aktivitetet digjitale ekonomike, adoptimin digjital dhe infrastrukturën ligjore dhe praktike të investimeve digjitale në Kosovë. (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Lisen Bashkurti Në fazën aktuale procesi i zgjidhjes së…