Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër mban seancë, diskutohet për Kosovën

12 prill 2021 | 17:30

Një seancë e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbahet të martën në Nju Jork, në të cilën do të diskutohet Raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK nga shtatori 2020 deri në mars 2021 dhe Kosovën.

Seanca e kryesuar nga Vietnami do të zhvillohet në formatin video për shkak të pandemisë Covid.

Raporti i fundit i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut përfshinë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës më 14 shkurt dhe aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në nëntor të vitit të kaluar si ngjarjet kryesore politike.

Raporti thekson se këto ngjarje kanë ngadalësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e BE-së dhe thekson se paqja e qëndrueshme, stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik në Kosovë dhe rajon varen nga progresi i qëndrueshëm në dialog që synon normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndër basketbollistët më të mirë të kombëtares shqiptare, Daniel…