Lekndreaj largohet nga KB Prishtina

12 prill 2021 | 17:28

Një ndër basketbollistët më të mirë të kombëtares shqiptare, Daniel Lekndreaj, është larguar nga KB Sigal Prishtina.

Përmes një njoftimi të lëshuar në llogarinë e vet në “Instagram”, Lekndreaj ka bërë me dije se për shkak të arsyeve familjare i është dashur të largohet nga klubi.

“Ishte kënaqësi dhe privilegj që të luaj për ekipin e Prishtinës. Kam luajtur me zemër dhe jam munduar të jap maksimumin në secilën ndeshje. Për arsye familjare jam i detyruar të mos jem më pjesë e ekipit që nga dita e sotme”, ka thënë Lekndreaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
13.04.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…