Këshilli i Sigurimit më 21 tetor, çfarë përmban raporti për Kosovën

18 tetor 2020 | 13:09

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbajë takimin informues të radhës për Kosovën më 21 tetor.

Është ky takimi i dytë për këtë vit, pas atij të mbajtur më 24 prill.

Raporti për Kosovën u është shpërndarë ndërkohë të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Mbi bazën e tij çdo anëtar i KS përgatit fjalën e vet.

Raporti do të prezantohet shkurtimisht në Këshillin e Sigurimit nga shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin. Raporti mban 14 faqe të ndara në dhjetë pika, si dhe tre shtojca.

Raportimi bëhet në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, e cila thotë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së duhet të informojë rregullisht Këshillin e Sigurimit për zbatimin e mandatit të UNMIK-ut.

Raporti aktual trajton periudhën 16 mars – 15 shtator të këtij viti. Katër faqet e para të raportit flasin për politikat kryesore dhe zhvillimet e çështjeve të sigurisë. “Sfida të ndryshme kanë hasur njerëzit dhe institucionet në Kosovë, por më kryesorja ka qenë Covid-19, krizë që përveç ndikimit në shëndetin publik ka pasur pasoja serioze politike, ekonomike dhe sociale”, shkruhet në fillim të raportit.

Raporti numëron ndër zhvillimet politike heqjen e besimit qeverisë së Albin Kurtit, dy muaj mbas qëndrimit në pushtet dhe ngritjen e akuzave nga Dhomat Speciale të Kosovës kundër presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të cilat “e komplikuan më tej skenën politike të Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Prishtina ka prezantuar skuadrën për sezonin 2020/21. Titulli i…