Këshilli Komunal i Strugës zyrtarizon gjuhën shqipe

27 shkurt 2018 | 16:46

Me shumicë votash dhe me parimin e Badinterit, shumica e këshilltarëve në Strugë miratuan statutin e ri të Komunës, në të cilin gjuha shqipe u shënua si gjuhë zyrtare në këtë qytet.

Me ndryshimin e ri, frazës “gjuha të cilën e flasin të paktën 20% e popullatës”, i shtohet “gjuha shqipe”. Këshilltarët e Aleancës kërkuan që nga statuti të largohet pjesë e 20 për qindëshit dhe të mbetet vetëm fraza “gjuha shqipe”.

Këshilltarët e VMRO DPMNE-së kundërshtuan këto ndryshime duke i cilësuar si antikushtetuese. Ata paralajmëruan se neni 7. i statutit shumë shpejtë do të ankimohet para Gjykatës kushtetuese.

“Me këtë statut përjashtohet mundësia e përdorimit të gjuhëve të bashkësive tjera etnike, nëse ata janë të përfaqësuar me mbi 20% në komunën e Strugës” – tha këshilltari i VMRO-DPMNE-së Alen Dereban.

“Ne i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së të parashtrojnë ankesa edhe për statutet e komunave tjera ku pikërisht këshilltarët e partisë së tyre kanë votuar për statutet në ato komuna” – tha këshilltarja e LSDM-së Nikolina Velkovska.

Kreu i komunës së Strugës, Ramiz Merko tha se miratimi i statutit dhe barazimi i maqedonishtes dhe shqipes në Strugë është rezultat i klimës së përmirësuar politike në nivel lokal.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës në mbledhjen e…