Këshilli Prokurorial dhe Dogana me memorandum bashkëpunimi

23 nëntor 2022 | 13:02

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Dogana e Kosovës (DK) kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Ky memorandum i bashkëpunimit është nënshkruar nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe drejtori i Doganës, Agron Llugaliu.

Qëllimi i këtij memorandumi është ndërlidhja e sistemeve elektronike dhe shkëmbimi i të dhënave në formë elektronike në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Doganës.

Të gjitha të dhënat nga Dogana e Kosovës në prokurori do të dërgohen në formë elektronike nga sistemet e tyre për menaxhimin e lëndëve dhe anasjelltas.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, kryesuesi i KPK-së dhe drejtori i Doganës së Kosovës vlerësuan lart bashkëpunimin e deritashëm të dy institucioneve përkatëse, duke thënë se ky memorandum i nënshkruar vërteton gatishmërinë e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit, me qëllimin e vetëm fuqizimin e luftës kundër dukurive kundërligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roberto Baggio ka shikuar prapa në finalen e Botërorit të…