Këshilli Prokurorial kërkon raport të detajuar për ‘Kobrën’

06 janar 2023 | 16:56

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka bërë me dije se ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit që të përgatis një raport me të gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj Dibran Hoxhës i njohur me emrin “Kobra” e i cili dyshohet për vrasjen e fundit të një shtetasi shqiptar.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njofton opinionin publik se menjëherë pas rastit të fundit të vrasjes së ndodhur në Prizren ku i dyshuar është Dibran Hoxha, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit të përgatisë raport lidhur me gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj tij”, ka njoftuar KPK-ja.

KPK-ja ka potencuar se në bazë të kompetencave që ka do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet që Prokuroria në Prizren nga ndërmarrë ndaj Dibran Hoxhës dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të ligjeve në fuqi.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bazë të kompetencave ligjore që ka, do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet e ndërmarra ndër vite nga prokuroria përkatëse ndaj Dibran Hoxhaj dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të akteve ligjore në fuqi”,  ka njoftuar KPK-ja.

Ky reagim i KPK-së vjen pas raportimeve të shumta në media se ndaj Dibran Hoxhës kanë renduar mbi 100 vepra penale, por megjithatë ai ka vazhduar që të jetë i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është e sigurt të thuhet se kur Kim Kardashian dhe…