Këshilltari i ministrit Lekaj, grevistëve: Kthejuni punës ose do të shpallim konkurs

26 janar 2019 | 14:28

Këshilltari i ministrit Pal Lekaj, Argjend Zejnaj, ka shkruar një shkrim në llogarinë e vet në “Facebook” për grevën në arsim dhe paralajmërimin e shërbyesve civil se do të hyjnë në grevë.

Ai ka thënë se koficienti i pagesës për secilin sektorë në Kosovë është i ngjashëm me pagesën e thuajse, secilit koficient në Evropë. 

“Ndryshe, ose t’i rikthehemi punës, ose do të duhej me nxjerrë vendim, që për vendet vakante, të shpallej konkurs, në afatin e paraparë ligjor”, ka shkruar Zejnaj.

Postimi i plotë i tij: 

Mirë që kemi sindikata, e administratë, kanë fliju jetën shumë njerëz për t’i patur këto institucione e shtetin e pavarur. 

Por, por, koficienti i pagesës për secilin sektorë në Kosovë është i ngjashëm me pagesën e thuajse, secilit koficient në Evropë. 

Profesoriati, i cili është më i zëshmi në Kosovë, me kërkesa të rritjes së pagës, paguhen mesatarisht ka 7€ për orë, secili mësimdhënës maksimalisht në muaj punon 80 orë (praktikisht) jo sa i ka me ligj, sepse “asnjëri” nuk qëndron në vendin e punës 8 orë, një mesatare e 80 orëve, nënkupton një pagë mbi 500€ në muaj. 

Pra, thonë në popull, “si është vendi, bëhet Kuvendi”. Kur të fillojmë me respektu vendin e punës, kemi të drejtë me pasë kërkesa, për rritje pagash e koficientësh.

Ndryshe, ose t’i rikthehemi punës, ose do të duhej me nxjerrë vendim, që për vendet vakante, të shpallej konkurs, në afatin e paraparë ligjor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në akademinë…