Këshilltari i Pacollit: Publiku të përgatitet për kompromisin që do ta bëjë Kosova

18 qershor 2020 | 17:18

Jetlir Zyberaj, ish-këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se në katër vitet e fundit në secilin takim ndërkombëtar është thënë se Kosova duhet të bëjë një kompromis për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

Ai ka theksuar se Serbia është pajtuar që ta njohë Kosovën dhe se sipas tij qytetarët duhet të përgatiten për çmimin e saj.

“Çlirimi dhe pavarësia e Kosovës ishin një histori e koordinuar me Perëndimin, kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Tani po flasim për ta bërë Serbinë që ta njohë Kosovën. Të gjithë liderët e dinë që kjo kërkon një konsensus në Kosovë për çështjet që do të ngrihen, përfshirë ofertën që duhet të bëjmë në procesin e negociatave që do të sigurojë njohjen”.

“Politikanët po flasin me narracionin populist dhe me frymën në mediet sociale, por ata duhet të jenë transparente dhe të përgatisin publikun për kompromisin që do të bëjë Kosova kur Serbia të japë njohjen e Kosovës. Çmimin e njohjes. Kjo është çështja krejt. Në secilin takim ndërkombëtar na është bërë e qartë ( së paku në 4 vitet e fundit) se Kosova duhet të jap një kompromis për marrëveshjen, sepse Serbia e ka garantuar pjesën e vet: Njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar Zyberaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19.06.2020 Punime emergjente nga KOSTT-i Mitrovicë 1. Në NS 110/35/10kV…