Këshilltari i Thaçit: Kurti e bëri ministër Sveçlën për t’i futur duart në dhomat e përgjimeve

29 maj 2020 | 18:44

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se qëllimi i shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme është, sipas tij, që t’i fusin duart kundërligjshëm në dhomat e përgjimeve. Në një shkrim të shkurtër publikuar në “Facebook”, Behrami ka thënë se “Kurti e Vetëvendosje në 100 ditët e fundit asnjëherë nuk janë marrë me përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Kosovës, por me ringritjen e tyre, pas rënies në Parlament”.

Statusi i plotë i tij:

Tash qytetarët e kuptuan arsyen e vërtetë të shkarkimit të Agim Veliut. Kurti e bëri Ministër të Brendshëm, Xhelal Sveçlën, për t’i futur duart kundërligjshëm në dhomat e përgjimeve.

E bëri për t’i organizuar militantët e Vetëvendosjes, pa qenë ata pjesë e institucioneve, që kundër ligjeve, rregullave dhe praktikave demokratike të hyjnë nëpër institucione për t’i futur duart edhe nëpër dokumente zyrtare.

Albin Kurti dhe Vetëvendosje në 100 ditët e fundit asnjëherë nuk janë marrë me përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Kosovës, por me ringritjen e tyre, pas rënies në Parlament.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i hapi rrugë formimit…