Këshilltarja e Kurtit, Pacollit: Nuk po të ndalon të vish në Kosovë, por respekto rregullat

28 prill 13:49

Furtuna Sheremeti, këshilltare e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i ka reaguar kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, pas deklaratës së tij se ajo nuk ka njohuri rreth demokracisë parlamentare.

“Z. Pacolli kam më tepër njohuri se që duhet për të përsëritur se rregullat e vëna gjatë kohës së Covid-19 janë dhe duhet të vlejnë njësoj për të gjithë”.

“Askush nuk po të ndalon që të vish në Kosovë. Ne vetëm po kërkojmë nga ju që t’i respektoni rregullat e karantinës sikur të gjithë të tjerët”, ka shkruar Sheremeti në llogarinë e vet në “Twitter”.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re dhe deputeti i Kuvendit, Behgjet Pacolli,  ka thënë se qeveria në detyrë është duke e penguar që të kthehet në Kosovë.

Ai ka thënë se këto veprime i ngjasojnë qeverive diktatoriale dhe primitive.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argjentina i ka ndaluar të gjitha fluturimet komerciale, të brendshme…