Këshilltarja e Vuçiqit: Kurti u rrëzua pas përplasjes mes Amerikës dhe Evropës

26 mars 2020 | 11:55

Këshilltarja e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljeviq, ka thënë se i kanë përcjellë zhvillimet e natës së fundit në Prishtinë, në Kuvendin e Kosovës, në të cilin kaloi mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti e i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Vasijleviq ka thënë se situata e mbrëmshme i ka interesuar jashtëzakonisht shumë edhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ajo ka treguar se Vuçiqi gjatë gjithë ditës së djeshme ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit e vet në Kosovë sa iu përket zhvillimeve politike.

Sipas saj, ajo çfarë ka ndodhur dje në Kosovë është rezultat i përplasjes në mes të politikës së jashtme të Uashingtonit dhe Brukselit.

“Çfarë ndodhi mbrëmë ishte një përplasje e politikës së jashtme në mes të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Ata kanë dy politika të ndryshme dhe e kuptojnë në mënyra të ndryshme situatën në Kosovë. Një përplasje e tillë ka shtyrë drejt rrëzimit të qeverisë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Deçanit ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme, me…