Kështu Armend Muja i dallon vetëmenaxhimin dhe vetëqeverisjen

11 prill 2023 | 08:06

Armend Muja, deputet nga radhët e LV-së, ka komentuar marrëveshjen e fundit të rënë dakord ndërmjet Kosovës e Serbisë në Ohër.

Duke tentuar t’ia zbehë rëndësinë, Muja ka thënë për Tëvë1, se vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje, e lëre diçka më shumë.

“Vetëmenaxhimi nuk është as vetëqeverisje e lëre më diçka më shumë. Vetëmenaxhimi do të thoja fokusohet më shumë tek procesi se sa tek etniteti dhe territorialiteti i gjërave siç ka qenë në vitin 2013. Projekti i diskutuar thellësisht që nga viti 2016-2020 e mjerisht i dakorduar edhe brenda vendit tonë merr fund,”- ka thënë Muja.

Ai më tej ka shtuar se për disa elemëntë të vetëmenaxhimit, Kosova është pajtuar që në vitin 2018 dhe janë elementë që kanë dalë nga Pako e Ahtisarit.

Teksa tha se ka dëshirë që në atë pjesë të Kosovës të ketë pluralizëm politik, Muja deklaroi se shteti duhet t’ia ofrojë gjitha kushtet KQZ-së që zgjedhjet në veri të mbahen.

Ndër të tjera, ligjvënësi i pushtetit foli edhe për marrëveshjen e Ohrit të arritur më 18 mars mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai shpjegoi se elementi i vet-menaxhimit nuk jep kompetenca shtesë dhe kësisoj “nuk është as vetëqeverisje e lëre më diçka më shumë”. Për Mujën, projekti i një asociacioni një etnik ka marrë fund.

“Këto elementet territoriale etnike që (ish-kryeministri) Isa Mustafa i ka pranuar në vitin 2015 dhe më pas Gjykata Kushtetuese i ka shpallur të pavlefshme nuk besoj që janë valide”, u shpreh ai.

Ai tha se më nuk do të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjeve.

“Unë nuk do ta sugjeroja këtë sepse nuk ka shku në benefit të Kosovës kjo”.

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të parapara që të mbahen më 23 prill, do të mbahen.

Sipas tij, nëse veç rrezikohet integriteti i qytetarëve gjatë këtij procesi, atëherë duhet të merren masa ndaj shkelësve të ligjit.

“Sipas njoftimeve të mija zgjedhjet do të mbahen. E dyta në rast se ka sfida ndaj integritetit fizik apo qytetarët dhunohen në një formë ose tjetrën i bëjë thirrje organeve të rendit nga Policia dhe Prokuroria ti targetojnë ata si shkelës të ligjeve dhe Kushtetutës dhe të merret me ta sipas ligjit”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin Pressing në…