Kështu do të duket patentëshoferi ndërkombëtar i Kosovës (Foto)

14 tetor 2020 | 12:43

Agjencia për Regjistrim Civil (ARC) e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së patentëshoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar.

Që nga 1 tetori, ARC-ja ka filluar me aplikimin për patentë shofer ndërkombëtar.

Gjashtë shpërndarjes së patentë shoferëve, Bajram Gecaj nga MPB-ja, ka thënë se do të punohet me shtetet tjera që ky patentë shofer të njihet ndërkombëtarisht.

“Ne do të punojmë me ARC-në dhe me shtetet e tjera që ky patentë shofer të njihet ndërkombëtarisht. Jemi në kontakte me disa shtete, siç është Italia, Austria dhe Gjermania që në mënyrë bilaterale kjo njohje”, ka thënë Gecaj.

Aplikimi bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë shoferëve ndërkombëtarë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Marrëveshja e Uashingtonit është e rëndësishme në…