Kështu do të jetë moti nesër në Kosovë

08 dhjetor 2020 | 17:11

“Prishtina Weather” ka parashikuar reshje lokale shiu dhe vranësira gjatë ditës së nesërme.

Në vise malore është paraparë edhe rënie e borës.

Datat:

9.12 – Kryesisht me vranësira dhe erë. Ditën kohë pas kohe me reshje lokale shiu, e në vise malore me borë.

10.12 – Kryesisht me vranësira, pasdite me mundësi për riga lokale shiu.

11.12 – Vranësira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje me mundësi për reshje shiu.

Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga 2C deri 5C, e maksimalet nga 7C deri 9C.

Do të fryj erë mesatare nga juglindja 2-6m/s, e ditën e mërkurë më e fuqishme deri në 15m/s, vende-vende me hove edhe deri në 20m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, por me tendenca të rënies.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në…