Kështu e nderonte Gllogjani dëshmorin e UÇK-së në vitin 1997

25 gusht 2018 | 23:16

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, përmes profilit të tij në “Facebook”, ka kujtuar vitin 1997, ku së bashku me bashkëfshatarë nderonte Luan Haradinajn, i cili ishte vrarë në kufirin shqiptaro-shqiptar në një pritë të ngritur nga forcat serbe.

Selmanaj në fotografi shihet bashkë me Ilmi Haradinajn, Shkelzen Haradinajn e shumë prijës të luftës së UÇK-së në Zonën e Dukagjinit.

Ja postimi i tij i plotë:

Maj i Viitit 1997… Gllogjan

Në foto nga e djathta; I madhi Shkelzen Haradinaj, Besim, Bujar e Rasim Haradinaj, Maxhun Sejfijaj, Isuf Dervishaj, Ilmi Haradinaj, Ali Selmanaj, Daut Haradinaj, Mustafë Selmanaj, Rasim Selmanaj dhe Sylë Sylaj.

Ishte e “ndaluar” të nderohën ushtarët e rënë të UÇK-së! Ne po nderonim Luan Haradinajn në majin e nxehtë të vitit 1997…

Familja e Ilmi Haradinajt kishte marr mbi vete nisjen dhe fatin e luftës së UÇK-së në Dukagjin duke e ditur se të gjithë do të vriteshin!

Por ja që disa i mbijetuan plagëve e qindra betejave pa e lëshuar për asnjë ditë Kosovën

E, SOT…në Lirinë e Kosovës kujt ti teket të kualifikon, trathtar e kriminel, hajn e sdi çka tjetër!

Se kam ditur dhe besuar se një pjesë e njerëzve tan mund të shkojnë deri ketu, vetëm pse nuk jemi të gjithë në një parti politike, vetëm pse dikush sot është pozitë e dikush opozitë mund të kualifikon si t’i teket!
Zot, ndihmoju shqiptarëve!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti,…