Kështu do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme

22 korrik 2018 | 16:43

Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu.

Sipas këtij instituti, në ditët në vazhdim do të ketë një ngritje të intensitetit të reshjeve të shiut

“Pritet që kushtet për reshje shiu të fillojnë nga e hëna pasdite, por me një intensitet të ulët, ndërsa në ditët në vazhdim do të ketë një ngritje të intensitetit të reshjeve.  Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtime te ndryshme, kryesisht nga jugperëndimi dhe veriu me shpejtësi 3-14 metër për sekondë”, ka njoftuar IHMK.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Japonia prezantoi dy maskotat e Lojërave Olimpike të vitit 2020…