Prezantohen maskotat e Olimpiadës “Tokio 2020”

22 korrik 2018 | 16:26

Japonia prezantoi dy maskotat e Lojërave Olimpike të vitit 2020 që do të zhvillohen në Tokio.

Miriatova dhe Someity, kështu quhen dy maskotat e ngjarjes më të rëndësishme sportive, u prezantuan gjatë një ceremonie të organizuar në kryeqytetin japonez.

Këto dy personazhe janë shfaqur me veshje tradicionale japoneze: i pari me kuti shahu blu, kurse tjetri me lulen e qershisë. Miraitova dhe Someity u votuan nga një listë me 3 propozime të fëmijëve të të gjitha shkollave fillore japoneze.

Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen në periudhën 24 korrik-9 gusht të vitit 2020.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alvin Karaqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror…