Kessie dhe Christienseni të parët që përforcojnë Barcelonën

27 maj 2022 | 15:23

Skuadra e Barcelonës tashmë ka arritur marrëveshje me Frank Kessie dhe Andreas Christiensen që këta dy të fundit të transferohen gjatë këtij afati kalimtar.

Siç raportojnë mediet spanjolle, ndonëse marrëveshja është arritur, zyrtarizimi nga ana e klubit mund të vonojë edhe për pak kohë.

Është Ferran Correas, gazetar i afërt me klubin, ai që thotë se zyrtarizimi i dyshes mund të vonojë disa javë. Kessie para pak ditësh e konfirmoi largimin nga klubi i Milanit, ndërsa për danezin Christiensen gjërat rrodhën shumë më shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…