Ky është numri i rasteve të reja me Covid dhe i personave të vaksinuar

27 maj 2022 | 15:19

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar vetëm katër traste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.862 doza të vaksinës. Deri më sot 822.985 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 392 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.080. Në total numri i rasteve aktive është 123”, ka njoftuar MSh-ja.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i ka nisur përgatitjet për…