Kessie tregon se kush i godet penalltitë tek Milani

31 janar 2021 | 13:08

Franck Kessie ka reaguar pas zërave që Zlatan Ibrahimoviq nuk do të jetë më lojtari që merr penaltitë. Franck Kessie u bë protagonist në fitoren ndaj Bolognas, pasi shënoi nga penaltia e dytë, pasi të parën e kishte humbur Zlatan Ibrahimoviq.

Sipas statistikave, Ibrahimoviq ka humbur pesë penaltitë nga tetë të fundit gjithsej, dhe kjo është një shqetësim për të dhe skuadrën. Më parë, suedezi kishte thënë se Kessie mund të jetë lojtari që merr penaltitë, por këtë e ka përgënjeshtruar vet futbollisti.

“Penaltitë janë shumë të rëndësishme për sulmuesit, nëse shënojnë ata ndihen më mirë. Në këtë rast, në penaltinë e dytë, Ibra më ka lënë vet penaltinë dhe unë e konkretizova. Është ai që godet penaltitë, varet nga ai, nëse nuk e ndien nganjëherë, i marr unë”, ka thënë Kessie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e tatuazheve e njohur në rrjet si Mara Inkperial,…