Këta 12 deputetë do t’i zëvendësojnë anëtarët e kabinetit qeveritar në Kuvend
Publikohen emrat, këta 12 deputetë do t’i zëvendësojnë anëtarët e kabinetit qeveritar në Kuvend
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka zbuluar emrat e deputetëve të rinj që do të fitojnë mandat në Kuvend, duke zëvendësuar anëtarët e kabinetit qeveritar.
Cakolli ka bërë me dije se me votimin e djeshëm të Qeverisë “Kurti 2”, janë 12 anëtarë të kabinetit qeveritar që tashmë kanë humbur mandatin e deputetit.
“Për zëvendësimin e tyre, kryetari i Kuvendit do t’i bëjë praktikisht kërkesë vetes si u.d. i presidentit, që të mbushë ulëset e mbetura të zbrazëta. Pastaj, në cilësinë e u.d. të presidentit, Glauk Konjufca do të kërkojë nga KQZ-ja që të rekomandojë emrat e kandidatëve në radhë me numrin më të madh të votave. KQZ-ja ka afat pesë ditë, që nga pranimi i kërkesës, për të kthyer përgjigje me emrat e ligjshëm të kandidatëve në radhë – të cilët duhet që në seancën e radhës të Kuvendit të japin betimin e tyre”, kka shkruar Cakolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Cakolli ka publikuar emrat e ministrave dhe deputetëve që do të zëvendësohen në Kuvend.
Kandidatët për deputetë që do të zëvendësojnë tashmë ministrat e Qeverisë “Kurti 2” janë:
Donika Gërvalla-Schwarz – Shqipe Isufi
Arben Vitia – Enver Haliti
Hekuran Murati – Mirsad Shkreta
Faton Peci – Gramos Agusholli
Liburn Aliu – Alban Bajrami
Arbërije Nagavci – Yllza Hoti
Hajrullah Çeku – Jahja Kokaj
Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi
Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi
Fikrim Damka – Enis Kervan
Elbert Krasniqi – Fridon Lala
Emilija Redžepi – Samra Ilijazi



