Këta dy të rinj humbën jetën në aksidentin e rëndë në Vushtrri

03 nëntor 2022 | 08:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gojbulë të komunës së Vushtrrisë, ku dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku.

Sinjali mëson se viktimat janë i mituri Sh. P., 17-vjeçar dhe Malsor Pllana, 19-vjeçar.

Sh. P.
Malsor Pllana

Sipas burimeve, deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast i mituri që po drejtonte veturën ka humbur kontrollit mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Malsori, i cili ishte i ulur në ulësen e pasagjerit, si pasojë e plagëve të rënda që mori, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Sh. P. ka vdekur në spital.

Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM)…