Këta ishin 21 studentët që u dënuan me 223 vjet burg për demonstratat e 11 dhe 26 marsit të vitit 1981

11 mars 2024 | 20:29

43 vjet më pare u bë organizimi i demonstratës studentore, protesta e parë që u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.

“11 marsi 1981, shënon një rritje të ndërgjegjësimit kombëtar në Kosovë dhe nxitje të ëndrrës për Republikë, e cila nga aty filloi të marrë rrugëtim dhe formë”, kështua ka shkruar Ismet Kryeziu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kryeziu në “Facebook”, ka shpërndarë edhe një foto të xhaxhait të tij, Kadriu Kryeziut me ish të burgosurit politik të asaj kohe, Murat Musliun, Bedri Deliun, Ramadan Gashin e Januz Januzin.

Njoftimi i plotë i Ismet Kryeziut:

11 marsi 1981, shënon një rritje të ndërgjegjësimit kombëtar në Kosovë dhe nxitje të ëndrrës për Republikë, e cila nga aty filloi të marrë rrugëtim dhe formë.

Sipas Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Ap. kzh. nr. 487/81. për demostratat e 11 dhe 26 mars 1981, 223 vjet burg ju ndanë 21 studentëve  organizatorë:

– Bajram Kosumi (15 vj. b.)

– Musli Kosumi (10 vj. b.)

– Gani Koci (15 vjet b.)

– Murat Musliu (13 vj. b.)

– Kadri Kryeziu (10 vj. b.)

– Jonuz Jonuzaj (10 vj. b.)

– Ramadan Dobra-Gashi (8 vj. b.)

– Bedri Deliu 6 vj. b.)

– Selim Geca 6 vj. b.)

– Ali Lajçi (15 vj. b.)

– Hamdi Hajdini 13 vj. b.)

– Riza Demaj (13 vj. b.)

– Sylë Mujaj (10 vj. b.)

– Ramë Demaj (6 vj. b.)

– Halit Osmani (10 vj. b.)

– Gani Maxhuni (8 vj. b.)

– Gani Vlahna (8 vj. b.)

– Fahri Ymeri (6 vj. b.)

– Merxhan Avdyli (15 vj. b.)

– Xun Çeta ( 13 vj. b.)

– Hamdi Zymberi 13 vj.b.)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të 25 vjetorit të sulmeve të NATO-s ndaj…