Këta janë 14 drejtorët e emëruar nga Agim Bahtiri

08 janar 2018 | 15:30

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka emëruar drejtorët e rinj të drejtorive komunale, të cilët do ta përbëjnë kabinetin e tij qeverisës.

“Veriu.info” ka mësuar emrat e 14 drejtorëve të emëruar, ku vetëm tre prej tyre u është vazhduar mandati, Sami Zekës, Musa Dragajt dhe Egzon Jasharit, përderisa Tafil Peci është riemëruar drejtor, edhe pse në fund të vitit 2016 kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pasi që LDK-ja ishte larguar nga koalicioni, ndërsa 10 drejtorët e tjerë janë emra të rinj të cilët nuk kanë qenë pjesë e kabinetit të drejtorëve në mandatin e kaluar.

AKR-ja do të udhëheq me pesë drejtori, Vetëvendosje me katër drejtori, LDK-ja me dy, Nisma me një, AAK-ja me një dhe një drejtor është i pavarur.

Jashtë kabinetit qeverisës ka mbetur vetëm PDK-ja, e cila është dobësuar edhe më shumë pas përfundimit të zgjedhjeve pasi që ka mbetur edhe pa tre asamblistë, të cilët i ka përjashtuar nga grupi parlamentar, me arsyetim se po bashkëpunojnë me kryetarin Agim Bahtiri. Në mandatin e kaluar PDK-ja kishte 14 asamblistë, ndërsa në këtë mandat i ka fituar vetëm 11, por që me largimin e tre prej tyre, ka mbetur vetëm më 8 asamblistë.

“Veriu.info” mëson se shumë shpejt edhe tre asamblistë të LDK-së do t’i bashkohen grupit parlamentar të AKR-së, duke u larguar nga grupi i tyre parlamentar.

Këta janë drejtorët e emëruar nga Agim Bahtiri:

Hysen Muzliukaj, drejtor i Administratës së Përgjithshme (Vetëvendosje)

Erseka Hasanaj Barani, drejtoreshë për Shëndetësi (AKR)

Iset Beka, drejtor për Arsim (AKR)

Shukri Gashi, drejtoreshë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim (Vetëvendosje)

Sami Zeka, drejtor për Planifikim dhe Urbanizëm (AKR)

Naser Muja, drejtor për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë (AKR)

Ekrem Sadiku, drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (Vetëvendosje)

Hysni Ahmeti, drejtor për Inspeksion (Nisma)

Musa Dragaj, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim

Tafil Peci, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport (LDK)

Bekim Muja, drejtor i Prokurimit (LDK)

Asllan Isufi , drejtor për Mbrojtje të Mjedisit (AAK)

Egzon Jashari, drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë (AKR)

Nazan Kërveshi, drejtor për Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenie Sociale (Vetëvendosje)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë mëngjesit të së hënës në Kantonin e Aargaut në…