Një kosovar vret dy femra në Zvicër

08 janar 2018 | 15:10

Gjatë mëngjesit të së hënës në Kantonin e Aargaut në Zvicër, Policia ka njoftuar se ka gjetur dy femra të vrara.

Ky rast është konfirmuar nga Policia e këtij Kantoni për gazetën “Blick”.

Si i dyshuar për vrasjen e dyfishtë është arrestuar një kosovar i moshës 54-vjeçare.

Ndërsa forenzika po rishikon detajet e vrasjes, prokurori ka hapur një procedurë hetimore duke e ndërlidhur këtë rast me vrasje për mosmarrëveshje familjare për faktin se dy femrat e vrara kishin afërsi familjare me të dyshuarin.

“Blick” ka publikuar një fotografi të të dyshuarit, nga momenti i arrestimit të tij nga policia. (lajmi.net)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Manchester Unitedit dhe Bayern Munchen garës për transferimin e…