Këta janë deputetët e PDK-së që votuan kundër Gjykatës Speciale

13 janar 2019 | 13:22

Gjykata Speciale në fund të vitit të kaluar ka nisur ftesat e para ndaj disa pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Organizatës së Veteranëve të UÇK’së, 11  prej tyre tashmë janë thirrur për të shkuar në Hagë.

Të parët që sot morën rrugën për atje janë komandantët Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa-Remi.

Gjykatës Speciale para 4 viteve i kishin hapur rrugë 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët kishin votuar pro themelimit të saj, raporton Indeksonline.

Vetëm pesë prej tyre kishin mohuar kategorikisht këto ndryshime kushtetuese.

Ndërsa Rafet Rama nga Partia Demokratike e Kosovës kishte abstenuar gjatë procesit të votimit në Kuvend.

Këta janë deputetët nga radhët e PDK-së që më 2015 votuan kundër Speciales në Kuvend:

Raif Qela-PDK, Flora Brovina-PDK, Ganimete Musliu-PDK, Nait Hasani-PDK, Fadil Demaku-PDK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry Kane është ëndrra e madhe e Realit të Madridit…