Këta janë dy zyrtarët Nismës që iu bashkuan PDK-së

03 tetor 2019 | 19:10

Kandidati për deputet nga PDK-ja Bajrush Xhemaili, së bashku me kandidatin për deputet dhe kryetarin e degës së PDK-së në Fushë Kosovë, Rrahim Tërnava, anëtarin e këshillit drejtues të PDK-së, Valon Eshrefi, dhe me anëtarin e kryesisë së PDK-së në Ferizaj, Ilir Orllati, kanë mirëpritur kthimin e dy zyrtarëve të Nismës Socialdemokrate në PDK.

“Agim Orllati, anëtar i kryesisë së degës së Nismës Socialdemokrate e kryetar i nëndegës në Vragoli të Fushë Kosovës, dhe Naser Krasniqi, po ashtu anëtar i kryesisë së degës e kryetar i nëndegës në Sllatinë të madhe të Fushë Kosovës, aderuan në Partinë Demokratike të Kosovës. Pas një kontributi të gjatë në subjektin paraprak, ata rikthehen në Partinë Demokratike, aty ku edhe kanë rrënjët e tyre, për të vazhduar kontributin e mëhershëm në këtë shtëpi të madhe e cila po mbushet çdo ditë e më shumë. Në Partinë Demokratike po rikthehen strukturat e larguara dhe po vijnë anëtarë të rinj për t’u bashkuar në fitoren e madhe më 6 tetor!”, ka shkruar Xhemaili.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit