Këta janë kandidatët më të votuar të PDK-së në Drenas

14 shkurt 2025 | 20:31

Numërimi i votave për kandidatët për deputetë të PDK-së po vijon pa asnjë problem në Qendrën Komunale të Numërimit në Drenas.

Sipas të dhënat e fundit, tre kandidatët me më shumë vota deri më tani e që kanë kaluar nga 3 mijë vota janë Petrit Hajdari, Fadil Demaku dhe Altin Krasniqi.

Ndërkohë, mbi 2 mijë vota kanë arritur të marrin edhe Isak Neziri, Adnan Thaqi, Betim Gjoshi dhe Ferat Shala.

Deri tani janë numëruar rreth 6,800 vota të PDK-së, nga gjithsej 19 mijë sa pritet të numërohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 22 vjeçar person me inicialet L.H është arratisur sot…