Këta janë kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

13 gusht 2020 | 12:45

Kuvendi i Kosovës po voton për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Nga katër kandidatë sa janë përzgjedhur nga komisioni, deputetët do të votojnë për dy prej tyre.

Driton Muharremi, Hashim Çollkau, Hasim Sogojeva dhe Vilard Bytyqi janë kandidatët që janë në garë për anëtarë të KGjK-së.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkemb Manaj tha se kanë aplikuar 25 kandidatë, shkruan Sinjali.

“Në konkurs kanë aplikuar 25 kandidatë, prej tyre 19 shqiptarë dhe gjashtë nga komunitetet e tjera. Komisioni ka ftuar në proces të monitorimit përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që mbikëqyrin dhe mbështesin punën e komisionit për legjislacion. Procedura e intervistimit të kandidatëve nga ana e komisionit ka qenë plotësisht transparente”, tha ai.

Më 24 qershor të këtij viti, Komisioni për Legjislacion ka bërë intervistimin e 24 kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Manaj tha se nga 24 kandidatë të intervistuar, komisioni ka vlerësuar Driton Muharremin me 86 poena, Hashim Çollakun 85, Hasim Sogojevën dhe Vilard Bytyqi me 81 poena.

Zgjedhja e kandidatëve për anëtarë të KGJK-së bëhet me votim të fshehtë dhe mandati i tyre është pesëvjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më një shtator nis nga puna ‘Byroja Kombëtare e Hetimit’,…