Këta janë pesë kandidatët e nominuar që i nënshtrohen testit për një pozitë të gjyqtarit në Kushtetuese

19 maj 2023 | 19:46

Pesë kandidatë janë nominuar për një pozitë të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, nominimet e të cilëve janë shqyrtuar nga Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në këtë gjykatë.

Ramadan Gashi, Hasan Shala, Emrush Kastrati, Bardhi Bokshi dhe Selman Ymeri janë kandidatët të cilët të premten iu nënshtruan testit me shkrim për pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Si kandidat i nominuar ka qenë edhe kandidati Përparim Kalo, por ishte diskualifikuar për shkak të problemeve me dokumentacionin për aplikim.

Procesi për zgjedhjen dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, kishte dështuar dy herë radhazi, ndërsa herën e tretë vetëm njëri kandidat kishte arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni i Posaçëm përbëhet nga anëtarët e komisionit të posaçëm, në përbërje Adnan Rrustemi, Driton Selmanaj, Mimoza Kusari-Lila, Abelard Tahiri, Pal Lekaj, Enis Kervan, Albert Zogaj, Naim Qelaj, Agim Ferati, Igor Simiq dhe Gresa Caka-Nimani.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), do ta monitorojë në tërësi procesin e përzgjedhjes së gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vera po afrohet e së bashku me të edhe shumë…