Këtë javë mund të arrihet marrëveshja për Brexit

15 tetor 2019 | 12:09

Negociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier, ka theksuar se një marrëveshje divorci me Britaninë e Madhe ende është e mundur këtë javë, por se qeveria britanike duhet të paraqesë një tekst ligjor.
Ai përpara takimit me ministrat e jashtëm të BE-së tha se sfida kryesore tani është kthimi në diçka detyruese i propozimeve britanike për çështjen komplekse të kufirit në ishullin e Irlandës.

Barnier të martën tha se është “koha e duhur për t’i kthyer qëllimet e mira në një tekst ligjor”.
Udhëheqësit e BE-së do të takohen për një samit dy ditor në Bruksel. Brexit do të kryesojë rendin e ditës pasi po afrohet afati i datës së Brexit, 31 tetor.

“Edhe nëse marrëveshja do të jetë e vështirë, gjithnjë e më e vështirë, ne mendojmë se ende është e mundur këtë javë”, tha Barnier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike (OEK), Berat Rukiqi, në një konferencë…