Këtë muaj pritet të arrijë në Kosovë vaksina COVAX

05 mars 2021 | 10:45

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se këtë muaj pritet të arrijë vaksina COVAX.

Ai ka thënë se Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza të vaksinës anti Covid-19.

“Sa përket furnizimit me vaksina, gjatë këtij muaji pritet të arrij kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX. Nga ky mekanizëm Kosova do të përfitoj 100 mijë e 800 doza të vaksinës anti Covid-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të plotë të popullsisë”, ka deklaruar Hoti gjatë takimit që ka pasur sot me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e IKSHPK-së dhe SHSKUK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Blerim Latifi ka përkujtuar sot masakrën e Prekazit,…