Këtë poezi pati shkruar poeti Tahir Desku për komandant “Kapuçin”

13 dhjetor 23:30

Tahir Desku 

BALADË

Mujë Krasniqit dhe 36 të rënëve

Në Gorozhub, më 14 dhjetor 1998

Kush është ai që zbret nga mali

Është Mujo Komandanti

Është ai, Muja vetë, me njëqind e dyzet

Nga po vjen, nga Tropoja a nga Vlora?

Kah vjen ai shkrinë bora

Vjen në borë vjen në shi

Nga Shqipëria në Shqipëri

As hëna nuk kishte dalë

Rrëze bjeshke atë natë

Vetëm terri shtrihej si gjarpër i zi

Terri që ndante atdheun në dysh

Atdheun e moçëm nën qiellin gri

Dhe pjesën tjetër nën shi… nën shi…

E rruga ishte e largët tek zhdukej në pafundësi

Ai vështron fushat e paskaj të Kosovës

E mendon për zogjtë:

Nuk ka vend më t’bukur fluturimi

Kur flet me lumenjtë thotë:

Është vend i papushtuar

Kur numëron plagët shton:

Vetëm vdekja ia shton bukurinë lirisë

Pastaj zbardh dita e plogësht

Dhe ëndërr e keqe numëron 36 herë

Dhembja shtron gjakun përdhe

Vashat shamizeza ulur nën një breg

Kanë ndalur pranverën e bimët që mbijnë

Diku në një shteg… diku në një rimë

Ai sërish ngrihet dhe nis këngën e moçme

Që këndohej në anët tona:

Nuk po mundem or shokë me fol

Se m’ka ra do gjak në gojë…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tranfsormimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës i…