Këto fjalë tha Netanjahu për Kosovën

16 shtator 08:22

Më pak se dy javë pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Trump, ku njëra nga pikat ishte edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, ka ardhur një letër për popullin e Kosovës nga kryeministri i këtij vendi, Benjamin Netanjahu. Me rastin e Vitit të Ri Hebraik, kryeministri izraelit, paralajmëron një epokë të re të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në këtë Vit të Ri, unë i shtrijë dorën time të miqësisë popullit  të Kosovës.

Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të ndihmojnë si një parathënie e një ere të re që do të sjellë përfitime për  popujt e dy vendeve.

Jam optimist se mund të arrijmë  shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim të realizohet këtë.

E vlerësoj thellësisht angazhimin e vazhdueshëm të komunitetit hebraik në Kosovë për të na sjelle me  afër. Gëzuar Vitin e Ri dhe le të regjistroheni ju në librin e jetës”, thuhet në letrën e Netanjahut, ku i hap rrugë kështu edhe regjistrimit të Kosovës si shtet i pavarur në librin e shteteve nga Izraeli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Varrimi i një personi që ka ndërruar jetë si pasojë…