Këto janë gjashtë vendimet e reja që mori sot ministrja Bajrami

29 qershor 2020 | 16:25

Në mbështetje të Rregullores për Fushat dhe Përgjegjësitë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive dhe me qëllim të zbatimit të masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftimin e pandemisë Covid-19, duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka marrë disa vendime:

1. Shtyrjen e afatit deri më 15 gusht 2020 për dorëzimin e deklarimeve në Këshillin e Kosovës për Raportim Financiar (KKRF);
2. Shtyrjen e afatit deri më 15 gusht 2020 për dorëzim në KKRF për publikim të pasqyrave vjetore financiare;
3. Shtyrjen e afatit deri më 15 gusht 2020 për dorëzim në KKRF të pasqyrave financiare vjetore, respektivisht pasqyrave financiare të konsoliduara dhe raportin e rishikimit të pasqyrave vjetore financiare të konsoliduara nga shoqëritë tregtare;
4. Shtyrjen e afatit deri më 15 gusht 2020 për dorëzimin e pasqyrave financiare të audituara në pajtim me SNA-të, në KKRF dhe publikimi i tyre, si dhe dorëzimi i tyre në Ministrinë përkatëse për tregti dhe industri;
5. Shtyrjen e afatit deri më 15 gusht 2020 për dorëzimin në Agjencinë e Statistikave të Kosovës dhe në KKRF të pasqyrave për pozitën financiare, llogaritë e fitimit dhe humbjeve si dhe informatat shtesë lidhur me vitin paraprak kalendarik për qëllime statistikore dhe qëllime të tjera;
6. Shtyrjen e afatit deri më 15 gusht 2020 për raportimin vjetor të Shoqatave Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
/PDF/ NJOFTIM - Kompania Regjionale e Mbeturinave “ÇABRATI” në Gjakovë