Këto janë kombëtaret që nuk arritën kualifikimin tutje në Botëror
Faza e grupeve në Kupën e Botës 2026 po i afrohet fundit, ndërsa emocionet, dramat dhe befasitë kanë shoqëruar ndeshjet e deritanishme të turneut më të madh të futbollit në botë.
Deri më tani, tetë kombëtare i kanë dhënë fund aventurës së tyre në Botërorin 2026. Ndër eliminimet që kanë tërhequr më shumë vëmendje janë ato të Turqisë dhe Çekisë, të cilat konsideroheshin skuadra me potencial për të avancuar më tej në garë.
Po ashtu, rrugëtimin e tyre në këtë edicion të Kupës së Botës e kanë mbyllur edhe Katari, Haiti, Curaçao, Tunizia, Jordania dhe Panamaja.
Më poshtë gjeni renditjen aktuale në të gjitha grupet:
Megjithatë, gara mbetet plotësisht e hapur për shumë kombëtare të tjera. Formati i ri me 48 ekipe u jep mundësi kualifikimi jo vetëm dy skuadrave të para të secilit grup, por edhe tetë vendeve të treta më të mira. Kjo e ka bërë edhe më interesante luftën për një vend në fazën me eliminim direkt, deri në ndeshjet e fundit të grupeve.










