Manchester Unitedi i futet garës për transferimin e Alvarezit
Manchester Unitedi ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez, duke hyrë zyrtarisht në garë për një nga emrat më të kërkuar të merkatos së verës.
Sipas raportimeve të gazetarit Marqoss, drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” kanë vendosur kontakte të drejtpërdrejta me agjentin e futbollistit për të diskutuar mundësinë e një transferimi gjatë afatit kalimtar të verës
Megjithatë, Manchester United nuk do ta ketë aspak të lehtë sigurimin e shërbimeve të 26-vjeçarit, pasi interesim serioz për yllin argjentinas kanë shfaqur edhe Barcelona, Arsenali dhe Paris Saint-Germain, duke e bërë garën për nënshkrimin e tij mjaft të fortë.
Rikthimi i “Djajve të Kuq” në Champions League, së bashku me stabilitetin financiar të klubit, i ka dhënë Manchester Unitedit një avantazh të rëndësishëm në përpjekjet për ta bindur lojtarin që ta vazhdojë karrierën në Premier League.
Mbetet të shihet nëse Manchester United do të arrijë marrëveshje me sulmuesin argjentinas dhe klubin e tij, pasi interesimi për Alvarezin pritet të jetë një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar të verës.



