Këto janë kompanitë e mirënjohura që nuk kërkojnë diplomë fakulteti

18 gusht 2018 | 12:12

Kompani të njohura punësojnë kuadro që nuk kanë të kryer arsimim të lartë. Platforma për punësim Glassdoor së fundi krijoi një listë me emrat e kompanive më të njohura që nga kandidatët e punësuar nuk kërkojnë që të kenë diplomë fakulteti.

Mes tyre janë edhe kompanitë e njohura si: Google, Apple, IBM dhe Starbucks.

Zv/drejtorja e IBM, Xhoana Dejli theksoi se 15 për qind e të punësuarve të tyre nuk kanë fakultet të kryer dhe se kompania e tyre së fundi kërkon kandidat që kanë përvojë në kampet boot për kodim apo që kanë të kryer orë profesionale që kanë të bëjnë me këtë industri. (INA)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do…