Këto janë marrëveshjet e nënshkruara në samitin “Ballkani i hapur”

21 dhjetor 2021 | 13:01

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut sot kanë nënshkruar 5 marrëveshje bashkëpunimi mes tyre, në kuadër të samitit “Ballkani i hapur”.

Marrëveshjet e nënshkruara në Tiranë kanë të bëjnë me bashkëpunimin e këtyre shteteve në fushën ekonomike.

Me poshtë gjeni të gjitha marrëveshjet e nënshkruara:

1-Marrëveshje për qasjen e lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

2-Marrëveshje për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

3-Marrëveshje e bashkëpunimit në fushën e veterinarisë, ushqimit, sigurisë ushqimore dhe fushën fidosanitare në Ballkanin Perëndimor.

4-Marrëveshje dypalëshe mes Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për njohjen e ndërsjellë të operatorëve të autorizuar ekonomikë për autorizimet e sigurisë dhe sigurimit.

5-Marrëveshje dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për njohjen e ndërsjellë të operatorëve të autorizuar ekonomikë për autorizimet e sigurisë dhe sigurimit./tvklan.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka bërë…