Këto janë shtetet që i kanë dhënë më së shumti para Ukrainës?

19 prill 2022 | 22:24

Vendet e vogla pranë Ukrainës shpenzuan më shumë për të mbështetur vendin e shkatërruar nga lufta në krahasim me Bruto Prodhimin Vendor të tyre në muajin e parë të agresionit të Rusisë sesa SHBA, Britania e Madhe apo ekonomitë më të mëdha të BE-së, sugjerojnë të dhënat e reja.

Sipas “Ukraina Support Tracker” nga Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore, i cili liston dhe vlerëson premtimet e ndihmës ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën, Uashingtoni i dha Kievit ekuivalentin prej 7.6 miliardë euro në katër javët pas fillimit të agresionit rus më 24 shkurt.

Ky është deri tani kontributi më i madh me Poloninë që vjen e dyta me një “zarf” prej pak më pak se 1 miliard euro e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca.

Shtetet anëtare të BE-së kontribuan së bashku me 2.9 miliardë, me 1.4 miliard shtesë që vijnë nga institucionet e BE-së dhe 2 miliardë nga Banka Evropiane e Investimeve.

“Është e jashtëzakonshme që vetëm SHBA-ja po jep shumë më shumë se e gjithë BE-ja, në fqinjësinë e afërt të së cilës po shpërthen lufta”, tha në një deklaratë Christoph Trebesch, drejtor kërkimi në Institutin Kiel dhe autori kryesor i Tracker-it të tij.

Megjithatë, Tracker tregon gjithashtu se kur krahasohet ndihma e dhënë për ekonominë e vendit donator, SHBA zbret nga vendi i parë në vendin e 6-të me Estoninë e vogël që rezulton e fuqishme.

Kontributi i Talinit në javët e para të luftës mendohet të ketë arritur rreth 0.8% të prodhimit të tij ekonomik. Shteti i vogël baltik me 1.3 milionë banorë kishte një GDP prej rreth 30.65 miliardë dollarë në vitin 2020 sipas Bankës Botërore.

“Afërsia gjeografike me Ukrainën duket se luan një rol të madh në angazhimin e vendeve të Evropës Lindore”, tha Trebesch.

“Tracker” ka kufizime, pranoi autori i tij kryesor, duke vënë në dukje për shembull se nuk mund “të ofrojë pamjen e plotë sepse ndihma ushtarake për Ukrainën, në veçanti, nuk është gjithmonë transparente”.

Ai gjithashtu nuk përfshin lloje të tjera të mbështetjes duke përfshirë koston e ndihmës së refugjatëve.

Më shumë se 4.9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit të Rusisë, sipas OKB-së.

Vendet fqinje kanë mirëpritur pjesën më të madhe të tyre me Poloninë që tani pret 2.8 milionë refugjatë ndërsa Rumania, Hungaria dhe Moldavia kanë 1.9 milion refugjatë brenda kufijve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policët e Kosovës janë më të vjetrit në rajon, ndaj…