Këto janë shtetet që Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me Covid-19

20 tetor 2020 | 17:17

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka paraqitur vendet të cilat aktualisht Republika e Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me Covid-19, raporton “Epoka e re”.

Këto janë: Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni dhe Portugalia.

“Të gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qëndrojnë 7 ditë në vetizolim”, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dukagjinit nga Klina e ka transferuar sulmuesin e…