Dukagjini transferon Osmanin

20 tetor 2020 | 17:14

Skuadra e Dukagjinit nga Klina e ka transferuar sulmuesin e njohur Labinot Osmani.

Fotografia e KF Dukagjini (Klinë)

“Labi” është një nga sulmuesit më të mirë në dhjetë vitet e fundit në futbollin e Kosovës, derisa me plotë sukses ka luajtur për Hysin, Prishtinën, Feronikelin dhe Vushtrrinë.

“Futbollisti vushtrrias, Labinot Osmani dhe klubi jonë kanë arritur një marrëveshje. Siç dihet ‘Labi’ sezonin e kaluar ishte pjesë e Llapit nga Podujeva ku ishte paraqitur në shtatëmbëdhjetë ndeshje, duke shënuar tre gola dhe asistuar gjashtë herë. Ne i urojmë shumë sukses Labit me fanellën e klubit tonë! Na priftë e mbara se bashku”, thuhet në njoftimin e klubit që bën gara në Ligën e Parë.

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi diplomacisë Greke Nikos Dendias ka mbërritur të martën në…