Shqipëria dhe Greqia pajtohen, çështja e detit në gjykatën ndërkombëtare

20 tetor 2020 | 17:03

Shefi diplomacisë Greke Nikos Dendias ka mbërritur të martën në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë nën masa të forta sigurie, ku temë diskutimi me autoritetet shqiptare ishte zgjidhja e kufirit detar.

Kryeministri Edi Rama dhe Nikos Dendias u pajtuan për t’i dhënë fund sagës, dhe polemikave në dy vendet tona për kufirin detar, ku sipas tyre, zgjidhja është në dorën e një arbitri ndërkombëtar. “Nuk do të këtë një pushtim grek të detit, kemi rënë dakord t’i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare, në bazë të drejtës ndërkombëtare. Më vjen keq për patriotët e detit. Nuk është më një çështje të bëjnë propagandë anti greke për elektorat”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, KHF…