Këto janë votat që kanë marrë kandidatët e PDK-së për deputetë në Prishtinë dhe Gjilan

08 tetor 18:09

Janë publikuar listat me vota të kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Listës i prinë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i cili në Prishtinë ka mbledhur 12 390 vota.

I dyti në listë është ministri i Shëndetësisë dhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili me 6 584 vota, ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahri ka arritur t’i sigurojë 2 679 vota.

Në vendi e katërt radhitet Eliza Hoxha e cila ka mbledhur 2 355 vota, ndërsa në vendin e pestë radhitet Memli Krasniqi me 2 202 vota.

Edhe në Gjilan listës i prinë Kadri Veseli i cili ka mbledhur 6 076 vota, i pasuar Arben Bislimi i cili ka mbledhur jo më pak se 3 159 vota.

I treti në listën e më të votuarve të PDK-së në qytetin e Gjilanit është nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili i cili ka mbledhur 2 572 vota.

Në vendin e katërt radhitet Riad Rashiti me 2 151 vota, ndërsa në vendin e pestë radhitet Leonora Bunjaku me 2 145 vota. /Lajmi net/

Prishtinë

Gjilan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka tetë pikë më shumë se  Manchester City, pasi…