Këto organe prek virusi “Korona” te personat që s’kanë simptoma

27 tetor 2020 | 08:24

 

70 % e personave të prekur nga koronavirusi, por që janë simptomatikë, mund të ndiejnë pasoja në disa organe të tyre katër muaj pas infektimit. Kështu shprehet Sonia Villapol, kërkuese shkencore në Institutin Mjekësor të Hjustonit, në deklarata për “Antena3”.

Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se po vërehen pasoja të rënda në periudhën afatgjatë te njerëzit që kanë pasur koronavirus: “OBSh po vëren efekte dytësore në zemër, mushkëri, shëndet mendor dhe tru”.

Pikërisht truri është më i rrezikuari, sipas Villapol: “Virusi mund ta ‘pushtojë’ trurin dhe të dëmtojë një pjesë që mbron mbaresat nervore. Për pasojë, ka pasur pacientë me Covid-19 që kanë zhvilluar sëmundje si Parkinsoni, skleroza apo edhe Alzheimer”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Një ish-këshilltar i lartë i sigurisë për kryeministrin britanik…