Këto skuadra sigurojnë kualifikimin në çerekfinale

08 dhjetor 2019 | 14:52

Pas Ballkanit, Drenicës, Dukagjinit dhe Feronikelit kualifikimin në çerekfinale të Kupës e kanë siguruar edhe Prishtina, Gjilani, Liria dhe Vushtrria.

Prishtina e mposhti skuadrën e Arbërisë së Dobrajës me rezultat 1-0, kurse golin  vetëm në këtë ndeshje e shënoi Meriton Korenicës nga penalltia.

Gjilani ka shkëlqyer në përballje me 2 Korrikun, pasi fitoi me rezultat 6-1.

Tomislav Busiq shënoi dy gola, kurse nga një gol e shtuan Fiton Hajdari, Fjoart Jonuzi, Gerhard Progni dhe Qëdrim Dautaj, derisa për mysafirët golin e nderit e shënoi Arbnor Shala.

Liria e mposhti Ferizajn me rezultat 1-0, kurse Vushtrria e mposhti Trepçën me rezultat 2-4.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshira për t’iu rikthyer ritmit normal të jetës po e…