Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni para gjumit

24 janar 2024 | 12:34

Ndikimet negative që sjellin këto ushqime…

Shpesh mund t’ju ndodh që të keni vështirësi për të fjetur apo të zgjoheni në mes të natës. Problemet me pagjumësinë janë të përhapura, por kjo varet edhe nga mënyra e të ushqyerit, duke bërë të ndikojë negativisht në gjumin tuaj.

Kur flini pak dhe dobët, ndikon si në shëndetin e organizmit edhe në mirëqënien psikologjike. Gjithashtu trupi rrit prodhimin e disa hormoneve që nxisin mbipeshën. Në të njëjtën kohë sistemi imunitar dobësohet dhe shanset për plakjen e parakohshme rriten.

Prandaj për të shmangur pagjumësinë është e rëndësishme të shmangni sa më shumë konsumimin e këtyre ushqimeve, sidomos në darkë, para se të flini:

Djathërat dhe mishrat e pjekur, këto ushqime janë të pasur me natrium, që stimulon ndjenjën e etjes dhe mund të nxisë zgjimin gjatë natës.

Më pas janë ushqimet e skuqura, të cilat ngadalësojnë proceset e tretjes dhe e bëjnë të vështirë pushimin.

Listës së ushqimeve që nuk duhet të konsumoni bëhen pjesë dhe çokollatat. Ato përmbajnë teobrominë, një përbërës që aktivizon sistemin nervor, duke stimuluar gjendjen e zgjimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Stojan Stojcevski është përforcimi më i ri i FC…