Kevin “I vetëm në shtëpi” nderohet me një yll në ‘Hollywood Walk of Fame’

03 dhjetor 2023 | 08:50

Mamaja e Macaulay Culkin në ekran, Catherine O’Hara kishte një biletë në rreshtin e parë kur aktori i ‘Home Alone’ mori yllin e tij në ‘Hollywood Walk of Fame’ më 1 dhjetor.

43-vjeçari Culkin, luajti rolin kryesor në filmin “Home Alone”, Kevin McCallister në vitin 1990 dhe vazhdimin e tij në 1992, së bashku me O’Hara-n, në rolin e nënës së tij, Kate.

O’Hara preku me butësi fytyrën e Culkin-it, njëlloj si në filmin ikonik të krishtlindjeve, teksa mbante një fjalim të përzemërt për aktorin, 33 vjet pas takimit të tyre të parë.

Culkin-it iu bashkua në ceremoni partnerja Brenda Song dhe djemtë e tyre. O’Hara dukej elegante, e veshur tërësisht në të zeza.

 

Producentja e Hollywood Walk of Fame, Ana Martinez, u shpreh se Cuklin ka qenë një element kryesor në kulturën pop për dekada.

 

Vëllai më i vogël i Macaulay, Kieran Culkin, ka pasur po ashtu sukses në industri, dhe luajti në Home Alone si kushëriri Fuller McCallister. Së fundmi, ai portretizoi personazhin e Roman Roy në serialin hit të HBO të titulluar Succession (2018-2023).

  • foto galeri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Tom Gallagher (pjesë nga libri The Balkans, 1789-1989: From the…